Gjyqtari nervozohet dhe përplaset kokë më kokë!

Futboll

Gjyqtari nervozohet dhe përplaset kokë më kokë!

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:07
Gjyqtari nervozohet dhe përplaset kokë më kokë!

Gjyqtari nervozohet dhe përplaset kokë më kokë!

Që arbitrat të humbasin qetësinë ndodh shumë rrallë, por ndeshja e djeshme e kategorisë së dytë angleze (League One) Ipsuiç-Northampton tregoi se arbitrat e futbollit jo gjithmonë mund të jenë të qetë.
 

Arbitri anglez Darren Drajsdeil u përplas kokë më kokë me mesfushorin e Ipsuiç Taunit Alan Xhaxh. Ky i fundit u irritua me refuzimin e gjyqtarit kryesor për të mos dhënë penallti pasi u rrëzua brenda zonës së Northamptonit.

Nervozizmi i mesfushorit nuk i ka pëlqyer gjyqtarit Drajsdeil, i cili është përplasur kokë më kokë me Alan Xhaxh dhe më pas e ndëshkon me karton të verdhë.

Klubi i Ipsuiçit reagoi publikisht duke shkruar se çështjen ia lë në dorë autoriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat