​Zhvillohen sot dy ndeshjet e mbetura të Premier Ligës angleze

Futboll

​Zhvillohen sot dy ndeshjet e mbetura të Premier Ligës angleze

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustruese

Dy ndeshje do të zhvillohen sot në Premier Ligën angleze, ku njëra i takon javës së 16-të. Kurse tjetra asaj të 17-të.

Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të jetë mes Everton e Manchester City, e cila i takon xhiros së 16-të. Ndërsa ndeshja tjetër do të jetë në kuadër të xhiros së 17-të, kur Burnley pret në shtëpi skuadrën londineze Fulham.

City do të shikojë që të arkëtojë tre pikë të plota sonte si mysafirë, ku në rast fitoreje, epërsia e pikëve ndaj vendit të dytë do të jetë 10 pikë dallim.

Programi i plotë i ndeshjeve të sotme në Premier Ligë është i bashkangjitur më poshtë.

19:00 Burnley (16) – Fulham (18) (Stadiumi Turf Moor)

21:15 Everton (7) – Manchester City (1) (Stadiumi Goodison Park)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat