'Gazzetta Dello Sport': Messi? Jo. Fenomeni i vërtetë është Mbappe

Futboll

'Gazzetta Dello Sport': Messi? Jo. Fenomeni i vërtetë është Mbappe

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:37
'Gazzetta Dello Sport': Messi? Jo. Fenomeni i vërtetë është Mbappe

Barcelona u plandos keqas përsëri në Europë, në një natë të shënuar në calendar. Ekipi katalanas tani është i eleminuar “de facto” nga Champions League. Disfata 1-4 ndaj PSG-së në “Camp Nou” është një zhgënjim i ri për tifozët e Barcelonës, por jo i panjohur në duelet e mëdha të viteve të fundit. Mediat në të gjithë botën nxjerrin në pah yllin Mbappé, vetminë e Messit dhe situatën delikate në të cilën Ronald Koeman mbetet në krye të Barçës.

Në Spanjë, “Marca” titullon: “Mbappé godet Barçën”. Gazeta shton se “kishte një siklet të ri të Barçës në Ligën e Kampionëve” dhe thekson “hat-trick” e “gjeniut francez”, si dhe “një PSG shumë më superiore”.

Nga ana e saj, “AS” evidenton patjetër “gjeniun Mbappé” si kryefjalë të faqes së parë: “Tripletë dhe ekspozitë mbresëlënëse e yllit francez në ‘Camp Nou’, për të cilin Real Madridi ëndërron”. Përveç kësaj, “AS”, gjithashtu i hedh një shigjetë Messit: “Messi zhduket në një ditë tjetër kyçe”.

Në Itali, “Gazzetta Dello Sport” pyet veten se cili është ylli i vërtetë: “Messi? Jo. Fenomeni i vërtetë është Mbappe. ‘Hat-trick’ për të shkatërruar Barçën” thotë gazeta italiane. Argjentinasi shënoi një gol nga penalltia, por kjo ishte vetëm një rrufe. Pastaj sulmuesi francez u lëshua. Leksione të Pochettino për Koeman dhe çerekfinalet e hipotekuara”.

Nga ana e vet, “Tuttosport” nënvizon: “Një Mbappé legjendar i bën hije Messit. Me një ‘hat-trick’ brutal dhe me një fitore të bollshme 4-1, PSG e ka kualifikimin e sigurt. Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, Barça është e eliminuar”.

Në Francë, mediat franceze “tregojnë gjoksin” nga shfaqja e PSG-së së tyre. “Galacticos”, – titullohet “L’Equipe”, e cila vazhdfon: “Të udhëhequr nga Mbappé, autor i një ‘hat-trick’, francezët luajtën një lojë të jashtëzakonshme kundër një Barçe të dobët. Asnjëherë më parë një skuadër franceze nuk kishte fituar në ‘Camp Nou’, në Ligën e Kampionëve”.

Në versionin e saj dixhital, gazeta thekson: “E shtypur nga PSG në ‘Camp Nou’, Barça nuk mund të presë më shumë në Ligën e Kampionëve. Fiasko e re për katalanasit, gjashtë muaj pas fiaskos 8-2 kundër Bayernit”.

Nga ana e vet, “Le Parisien” siguron se “ky PSG është magjik” dhe thekson se “messía është Mbappé”, duke iu referuar faktit se francezi fitoi duelin e veçantë me yllin nga Rosario.

Në Angli, “Daily Mail” është e prerë: “Barça rrëzohet nga PSG në ‘Camp Nou’, nga një Mbappé i shkëlqyer. Pochettino nuk ka nevojë për Messin, sepse u pa në fushë që Mbappé i mjafton. 11 vite më i ri dhe tani më i miri”. Për më tepër, “Mail” e përshkruan pjesën e pasme të Barçës si një “mbrojtje prej xhami”.

Në Argjentinë, “Olé” thotë se “Messi është gjithnjë e më i vetmuar te Barça” dhe fillon një sondazh nëse kapiteni duhet të vazhdojë në ekipin katalanas sezonin e ardhshëm. “Kjo disfatë 1-4 në shtëpi me PSG është një analoge e ngjashme me atë ndaj Bayernit, 8-2, për Barçën, e cila nuk mban dhe nuk shpëtohet më nga Leo, në lamtumirën e tij të paepur”, – thotë “Olé”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat