Gerrard zbulon sekretin

Futboll

Gerrard zbulon sekretin

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 12:46
Gerrard zbulon sekretin

Ka luajtur me shumë kampionë dhe ka parë të largohen shumë sulmues nga “Anfield Road”, nga Robi Fauler, te Majkëll Ouen dhe Luis Suarez, por ish-kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherrard, thotë se i vetmi që ia ka thyer zemrën pas largimit ishte Fernando Torres.

Sulmuesi spanjoll u transferua te Çelsi në janar 2011 pasi shënoi 81 gola në 142 ndeshje me “Reds”-at.

“Unë nuk luajta për shumë gjatë me Torresin, sepse ai shkoi te Çelsi dhe më theu zemrën.

Nëse më pyesni se cili ishte lojtari më i mirë sa i përket formës së përditshme, Luis Suarez ishte një bishë, por vitet e mia më të mira i kalova me Fernando Torresin sa i përket mënyrës se si u ndjeva. Isha shumë i zhgënjyer kur ai u largua”, tregon trajneri i Rejnxhërs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat