Xavi flet pa dorëza

Futboll

Xavi flet pa dorëza

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:37
Xavi flet "pa doreza"

Xavi pranon se "të gjithë më shohin si trajner të Barcelonës". Legjenda e "Camp Nou" pranon se kthimi në rrënjët e tij, në Katalonja, mbetet pjesë e një plani afatgjatë. Spekulimet në lidhje me ndryshimin e mëtejshëm në stolin e gjigantit të La Liga-s janë intensifikuar, pas humbjes poshtëruese 4-1 ndaj PSG, e frymëzuar nga Kylian Mbappe, në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Ronald Koeman është vënë në pikëpyetje, teksa zgjedhjet presidenciale do të mbahen në mars. Xavi mbetet në qendër të shumë thashethemeve për trajner. Fituesi i Kupës së Botës, i cili kaloi 17 vite në ekipin e parë katalanas, i tha faqes zyrtare të FIFA-s: “Tani për tani, unë jam tek Al Sadd dhe po bëj mirë këtu. Jam në një klub të madh në Azi, në Katar. Kjo është skuadra më e mirë në Katar.

Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Të gjithë më shohin si trajner i Barcelonës, edhe unë me të vërtetë e respektoj Barçën dhe Koeman, trajnerin aktual. Nuk dua ta fsheh të vërtetën, natyrisht do të doja të isha trajneri kryesor i Barcelonës. E kam thënë shumë herë.

Por, gjithmonë do të respektoj trajnerin në fuqi dhe klubin. Iu uroj atyre më të mirën, sigurisht. Unë kam qenë tifoz i Barcelonës prej sa nuk e mbaj mend. Ka zgjedhje presidenciale, kështu që le të shohim se cili kandidat fiton për afërsisht një muaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat