Tërësisht i varur te Ronaldo

Futboll

Tërësisht i varur te Ronaldo

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:16
Tërësisht i varur te Ronaldo

Tërësisht i varur te Ronaldo. Edhe një herë do të varet nga portugezi, që ta marrë Juventusin për dore dhe ta tërheqë përtej vështirësive, gabimeve e tensioneve.

Edhe një here, bardhezinjtë do të mbështeten te më i forti nga të gjithë, tek ai që bën të mundur atë që është e pamundur për shumicën.

Misioni është i qartë: një natë si fenomen, 9 marsin tjetër, për të kapërcyer pengesën e Portos dhe për të shmangur një “déjà vu” të dhimbshme si ndaj Lyon në Champions, një vit më parë. Cristiano nuk mund ta imagjinojë të largohet nga “mbretëria e tij” për të dytin vit radhazi në raundin e 1/8 finale.

Juve nuk mund ta përballojë këtë gjë, sepse do të ishte një dështim të vërtetë, i cili mund të ketë pasoja të paimagjinueshme në kampionat dhe në pjesën tjetër të sezonit. I varur nga CR7, i cili doli nga “Do Dragao” i tërbuar me gjyqtarin Del Cerro Grande, fajtor që nuk i dha një penallti të qartë disa sekonda nga fundi, pas kontaktit me Zaidu.

CR7 arriti në qendër të fushës dhe shprehu qartë zhgënjimin e tij te gjyqtari, me zërin dhe gjestet që nxirrnin në pah zemërimin e qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat