Hernandez: Hakimi? Bëmë mirë që u larguam nga Real Madrid

Futboll

Hernandez: Hakimi? Bëmë mirë që u larguam nga Real Madrid

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 18:32
Theo Hernandez dhe Achraf Hakimi

Milan u ndal në barazim 2-2 në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në Beograd, e vlefshme për fazën e 1/16 në Europa League.

Pas përfundimit të takimit, futbollisti i kuqezinjve, Theo Hernandez  dha një intervistë për “DAZN”, ku përveç sfidës foli edhe për ish-shokun e skuadrës te Real Madrid, Achraf Hakimi, me të cili do përballet të dielën në derbi:

"Nuk e prisja që Reali të na linte të largoheshim. Të dy ishim te Real Madrid dhe nuk luajtëm shumë. Gjëja më e mirë p që mund të bënim ishte të largoheshim, pasi kur je aty e nuk luan, nuk je i lumtur dhe nuk ke mundësitë që do të doje t’i kishe. Por unë edhe Hakimi kemi bërë më të mirën dhe tani jemi këtu në Milano. Lojtar i jashtëzakonshme (Hakimi). Ai ka shumë talent, shpejtësi, cilësi. Ne jemi pak a shumë të ngjashëm. Unë e njoh atë personalisht dhe kemi kaluar shumë kohë së bashku. Ai është një djalë i mirë dhe një shok shumë i mirë.

Çfarë do t'i them atij përpara derbit? Asgjë, në fushë ne jemi armiq, por jashtë saj jemi miq ", u shpreh Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat