Hoxha: Bëmë mirë që e lamë golin

Futboll

Hoxha: Bëmë mirë që e lamë golin

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 20:00
Hoxha: Bëmë mirë që e lamë golin

Për rastin e paprecedentë në ndeshjen Kukësi-Partizani 1-3 dha opinionin e tij kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha, i cili deklaroi:

“Ishte ngjarje në dinamikë. Unë nuk e vura re çfarë ndodhi. E pashë tani. Mendoj se bëmë gjënë e duhur. Folëm të gjithë bashkë dhe menduam të bënim një “Fair-Play”. Për mua është gjë e mirë, që ka “Fair-Play” dhe duhet të ketë në të gjithë ndeshjet e tjera.”

Fitorja me Kukësin: “E kishim vlerësuar shumë. Kukësi është rivali ynë i drejtpërdrejt. Iu shkëputëm, përveçse e ndaluam. Gjë e mirë ishte dhe ndalja e Vllaznisë. Kjo na jep besim për të vazhduar përpara. Ka akoma shumë ndeshje.

Gara: “Janë disa skuadra të vështira për t’u mundur. Laçi ka treguar që është skuadër shumë e fortë, janë Kukësi, Teuta dhe Vllaznia, ekipe të vështira për t’u mundur dhe që të hapin gjithmonë probleme. Ne duhet të shikojmë ndeshjet tona. Duhet parë ndeshja e radhës. Është ndeshje e vështirë me Laçin. Të gabojmë sa më pak.”

Çelësi i suksesit: “Konkurrenca është e madhe. Kishim vështirësi në fillim për të gjetur lojtarë në rolet natyrale. Daja mundohej t’i përshtatëse. Mundoheshim të qarkullonim topin sa më shumë. Me hapjen e merkatos, u bënë gjëra shumë të mira, u rrit konkurrenca, lojtarët japin më të mirën, në stërvitje dhe në ndeshje. Kemi grup të mirë, kompakt, dhe ka goxha harmoni. Rrimë gjithë kohën bashkë. Kjo besoj se është çelësi i suksesit tonë. Nuk kemi pasur probleme me njëri-tjetrin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat