Coman: Udhëtimi ishte i lodhshëm, do japim gjithçka për fitore

Futboll

Coman: Udhëtimi ishte i lodhshëm, do japim gjithçka për fitore

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:11
Kingsley Coman

Sulmuesi i Bayern Munich, Kingsley Coman ka thënë se udhëtimi në Romë ka qenë i lodhshëm, derisa synojnë vetëm fitore.

Gjiganti gjerman përballet me Lazion në 1/16 e Ligës së Kampionëve me ndeshjen e parë që zhvillohet në Itali.

Coman para ndeshjes tha se do japin gjithçka për fitore.

“I gjithë udhëtimi (para ndeshjes me Lazion) ka qenë i lodhshëm. Kemi pak lojtarë të gatshëm”.

“Por, nesër luajmë në Ligën e Kampionëve dhe do japim gjithçka për të fituar ndeshjen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, edicionin e kaluar Bayerni fitoi tripletën, derisa së fundmi fituan Kupën e Botës për klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat