Mourinho: Nuk jam më trajneri i dikurshëm

Futboll

Mourinho: Nuk jam më trajneri i dikurshëm

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:11
Mourinho: Nuk jam më trajneri i dikurshëm

Asnjëherë i heshtur, gjithmonë shumë i veçantë. José Mourinho flet për veten e tij dhe, siç raporton ESPN, mbi ndryshimet e tij krahasuar me disa vite më parë. Një transformim që e bëri atë të përballej me çdo situatë të lidhur me rezultatet e fushës në një mënyrë shumë të ndryshme sesa në të kaluarën.

Trajneri i Tottenham foli për momente negative në karrierën e tij, të cilat, sipas tij, për fat të mirë ishin shumë të pakta: “Sinqerisht, unë nuk jam më trajneri që kam qenë më parë. Mund të jetë mosha, përvoja, por jam më i qetë. Padyshim që nuk mund t’i ndez dhe shuaj emocionet, por jam në vetëkontroll.

Në çdo rast, natyra ime nuk ndryshon, por pjekuria e fituar më ndihmon për të përballuar gjithçka. Në të kaluarën, unë vetë kam krijuar momente konflikti, madje edhe në situata që nuk ishin. E kam marrë gjithçka shumë më emocionalisht dhe instinktivisht. Për shembull, unë u largova nga Chelsea si kampion. Kam qenë kampion dhe u largova”.

Trajneri portugez vazhdoi duke iu referuar momentit negativ të ekipit të tij në Premier League: “Unë kam besim. Për fat të mirë, nuk ka pasur shumë momente negative në karrierën time. Në fakt, ishte e kundërta.

Sidoqoftë, sfidoj cilindo trajner të thotë se gjatë karrierës së tij, qielli ka qenë gjithmonë i pastër, pa momente gri ose të zeza.

Gjithmonë iu kam dhënë gjithçka skuadrave të mia. Duhet të them të vërtetën, mendoj se do të mbahem mend për gjërat pozitive këtu dhe jo ato negative. Unë e di që garat po na presin tani, mezi presim të luajmë në “Europa League” dhe në kampionat. E përsëris, besoj se do të hyj në historinë e Tottenham për gjëra të mira dhe jo negative”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat