Kushti i çuditshëm i Alabas

Futboll

Kushti i çuditshëm i Alabas

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:11
Kushti i çuditshëm i Alabas

David Alaba është një nga lojtarët më të kërkuar momentalisht në futbollin europian.

Lojtari i Kombëtares së Austrisë para disa dite njoftoi zyrtarisht largimin nga Bayern Munchen në fund të këtij sezoni.

Ashtu siç raporton ‘Le Parisien’, Alaba e ka një kusht për ekipin që dëshiron shërbimet e tij.

Ai dëshiron që në skuadrën e re të luaj si mesfushor dhe jo si një mbrojtës qendror apo krahu.

Alaba njihet si mbrojtës i krahut, por te Bayerni ka luajtur edhe si qendërmbrojtës. Kohëve të fundit te kampioni i Bundesligas, 28-vjeçari po luan edhe si mesfushor qendror – rol ky që i ka pëlqyer shumë.

Kujtojmë që skuadrat favorite për të firmosur me Alaba, janë: Chelsea, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat