Ylli i ri i Ajaxit ëndërron të luajë për Manchester Unitedin

Futboll

Ylli i ri i Ajaxit ëndërron të luajë për Manchester Unitedin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 14:47
Ylli i ri i Ajaxit ëndërron të luajë për Manchester Unitedin

Endrra e Brian Brobbey raportohet se është që të luajë për Manchester Unitedin.

19 vjeçari po shkëlqen në këtë sezon me Ajaxin, duke marrë shpejt vëmendjen e top klubeve evropiane.

 

Sulmuesi i ri holandez mori vëmendjen e të gjithëve pasi luajti 16-të minuta për gjigantin holandez në fitoren 2-1 ndaj Lille në Ligën e Evropës, teksa ai shënoi golin e fitores.

Kontrata e tij me Ajaxin skadon në verën e këtij viti, teksa drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, ka bërë të ditur se ai nuk do nënshkruaj kontratë të re dhe se ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

“Marca” shkruan se Brobbey ëndërron që të luajë për “Djajtë e Kuq”, mirëpo transferimi i tij në “Old Trafford” duket se ka një problem.

Agjent i Brian Brobbeyt është Mino Raiola, i cili besohet se ka prishur raportet me Manchester Unitedin, shkaku i Paul Pogbas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat