Tomori pritet të ulë në stol kapitenin e Milanit

Futboll

Tomori pritet të ulë në stol kapitenin e Milanit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:18
Tomori pritet të ulë në stol kapitenin e Milanit

Fikayo Tomori mund të shfrytëzojë mundësinë që të bëhet lojtar kryesor në mbrojtjen "Rossnere".

Sipas "Calciomercato.com", forma e dobët e Alessio Romagnolit në ndeshjet e fundit ka bërë që trajneri Stefano Pioli të mendojë për inkuadrimin e transferimit të ri, Fikayo Tomori në partneritet me Simon Kjaer në mbrojtje ndaj Romës.

Milani do të ketë një sfidë të vështirë sot në ndeshjen ndaj Romës në Stadio Olimpico. Sipas artikullit, lajmi për Tomorin titullar sa vjen dhe konfirmohet.

Shpejtësia e anglezit thuhet të jetë një nga faktorët kryesorë për inkuadrimin e tij para Romagnolit, kjo pasi Pioli po vlerëson se kapiteni është lodhur dhe nuk është në formë fizike optimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat