Tirana pa tre titullarë

Futboll

Tirana pa tre titullarë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:05
Tirana pa tre titullarë

Tirana luan me Bylisin në mesjavë dhe bardheblutë duket se nuk do të kenë një nga më të mirët, Idi Bathën që ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë në Shkodër.

Ndërkohë që me shumë gjasa edhe Najdovski nuk do të jetë në këtë ndeshje që luhet në mesjavë në “Selman Stërmasi” për shkak se ka pasur temperaturë që para ndeshjes me Vllazninë në Shkodër dhe nuk është grumbulluar.

Ndërkohë që në dyshim mbetet situate edhe për sulmuesin e talentuar ganez, Riçard Danso, një nga futbollistët me perspektivë dhe që pritet të mbajë peshë në sulm, së bashku me Seferin.

Fitorja në Shkodër ka sjellë atmosferë optimiste në radhët e skuadrës 25 herë kampionë, ndërsa duket se synimi është edhe fitorja në sfidën e radhës me mallakastriotët...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat