Arteta tek Barcelona? Kjo është e vërteta!

Futboll

Arteta tek Barcelona? Kjo është e vërteta!

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:29
Mikel Arteta

Gjatë ditës së sotshme ka pasur raportime nga Spanja se kandidati për president i Barcelonës, Joan Laporta e sheh trajnerin e Arsenal, Mikel Arteta si zëvendësim ideal për Ronald Koemanin, në rast se holandezi nuk fiton asgjë këtë sezon.

Mediumi anglez “Fotball.London” ka bërë një hulumtim në lidhje më këtë rast.

Deri më tani është zbuluar që Arteta nuk ka kontakte me askënd nga klubi katalan.

Besohet se Arteta do ta mirëpriste një ofertë nga Barcelona, por fokusi i tij është që të ketë sukses me ekipin e Arsenal njëherë.

Arteta si futbollist ka dal nga akademia e Barcelonës, por asnjëherë nuk e pati mundësinë që të luaj në ekipin e parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat