​Broja: Dua të bëhem më i mirë se Drogba

Futboll

​Broja: Dua të bëhem më i mirë se Drogba

Më: 2 mars 2021 Në ora: 14:05
Armando Broja

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë është duke kaluar nëpër një sezon fantastik me skuadrën e Vitesses në Holandë.

Broja u transferua në formë huazimi tek Vitesse nga gjiganti Chelsea verën e kaluar, dhe 19-të vjeçari momentalisht është golashënuesi më i mirë prej tinejxherëve në top 10 ligat e Evropës.

“Kur isha tek Chelsea, pashë lojtarë si Frank Lampard, Didier Drogba e John Terry. Isha i mahnitur dhe gjithmonë dëshiroja që të bëja foto me ta. Dëshiroja që dikur të jem në këpucët e tyre, në nivelet më të larta. Tani jam në një moshë shumë të mirë, dhe dëshiroj që ta tejkalojë Didier Drogban. Nuk është e lehtë, por ky është mentaliteti im, kështu ndihem”, tha Broja në një intervistë për “Goal”.

Broja këtë sezon ka 22 paraqitje në Ligën e Holandës, ku ka regjistruar nëntë gola dhe dy asistime për skuadrën e Vitesses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat