Shkupi i falet Alvarezit

Futboll

Shkupi i falet Alvarezit

Nga: K.G. Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:02
Shkupi i falet Alvarezit

Skuadra shqiptare Shkupi kthehet me pikë të plota nga stadiumi në Kratovë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Sileksit. 
Futbollisti nga Kosta Rika, Freddy Alvarez, realizon në minutën e 79-të, duke i siguruar fitoren shkupjanëve. 

Shkupi lufton për titullin e kampionit së bashku me Shkëndijen nga Tetova.

Në 12 minutat e fundit, Sileksi mbetet pa dy lojtarë. Dejan Bllagojeviq përjashtohet në minutën e 78-të dhe Jordan Serafimovski në atë të 90+1. 

Shkupi renditet në vend të dytë me 40 pikë, minus 6 pikë nga Shkëndija dhe Sileksi është i nënti me 23 sosh.  

Kampionati i Maqedonisë së Veriut 
Akademia Pandev-Makedonija GP 2:1
Boreci-Bellasica 2:1
Rabotniçki-Shkëndija 0:0
Renova-Vardari 3:0
Sileksi-Shkupi 0:1
Struga TL-Pelisteri 0:1

Tabela
1. Shkëndija    21    13    7    1    40:14    46
2. Shkupi    21    11    7    3    30:17    40
3. Makedonija GP    21    10    5    6    33:27    35
4. Struga Trim & Lum    21    8    8    5    23:18    32
5. Rabotniçki    21    6    11    4    24:21    29
6. Boreci    21    8    5    8    22:22    29
7. Vardari    21    6    8    7    27:31    26
8. Pelisteri    21    6    7    8    21:25    25
9. Sileksi    21    6    5    10    27:26    23
10. Renova        21    5    7    9    25:32    22
11. Akademija Pandev    21    6    3    12    15:25    21
12. Bellasica    21    3    3    15    18:47    12

Në javën e 22-të do të takohen: Makedonija GP-Sileksi, Bellasica-A. Pandev, Pelisteri-Boreci, Shkëndija-Renova, Shkupi-Rabotniçki dhe Vardari-Struga TL.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat