Salihamixhiq tregon se si e bindi talentin e madh!

Futboll

Salihamixhiq tregon se si e bindi talentin e madh!

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:03
Salihamixhiq tregon se si e bindi talentin e madh!

“Xhelati” i Lazios në Champions League, Jamal Musiala, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionsite me Bayern Munchen.

Drejtuesi i klubit bavarez dhe ish lojtari i Juventusit, Hasan Salihamixhiq, flet për këtë në kanalet e klubit.

“Ne jemi shumë të lumtur që Jamal ka vendosur të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale afatgjatë me Bayern. Kjo ishte një përpjekje e përbashkët.

Para se Jamal të mbërrinte këtu në verën e 2019, ne ishim në gjendje ta bindnim atë dhe familjen e tij për projektin tonë.

Jam shumë i lumtur që sistemi ynë i gjetjes së lojtarëve të talentuar, zhvillimi i tyre dhe integrimi i tyre në ekipin e parë po paguan.

Udhëheqësi ynë i skautëve Marco Neppe ka luajtur një rol të rëndësishëm këtu. Tani të gjithë duhet të sigurohemi që Jamal të vazhdojë të rritet Jam i sigurt se ai do t’i sjellë shumë gëzim këtij klubi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat