Bayern-Dortmund, klasikja e tretë sezonale

Futboll

Bayern-Dortmund, klasikja e tretë sezonale

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:19
Bayern-Dortmund, klasikja e tretë sezonale

Klasikja e tretë sezonale e futbollit gjerman luhet në kuadrin e javës së 24-t të Bundesligës. Bayern Munich pret Borussia Dortmund në një ndeshje shumë të ndezur, e cila, megjithatë, ndryshe nga dy vitet e fundit, nuk do të jetë “jetë a vdekje”, duke pasur parasysh se dy skuadrat ndahen nga 13 pikë në renditje.

Siç u përmend, tashmë ka pasur dy precedentë këtë sezon.

Superkupa Gjermane në fund të shtatorit, e cila përfundoi 3-2 në favor të ekipit të Flick, me një gol vendimtar nga Kimmich. Ndeshja e parë e kampionatit, nëntorin e kaluar, përfundoi me të njëjtin rezultat dhe një shfaqje si zakonisht e Lewandowski, i cili si ish-lojtar ka shënuar 19 gola kundër BVB.

Bayerni vjen në sfidë me detyrimin për të fituar, i karikuar nga ndeshjet e mëparshme në shtëpi: 4-0, 5-0 dhe 6-0 në tri sfidat e fundit në “Allianz Arena”, për llogari të Bundesliga. “Kokë më kokë” me Leipzig është i vendosur për kreun e renditjes, me ekipin e Nagelsmann që nuk ka ndërmend të lëshojë pe. Nga ana tjetër, Dortmund i Terzic vjen nga dy fitore kundër Schalke dhe Arminia, që kanë lejuar të harrohen vështirësitë dhe të kthehet besimi.

Bayern Munich gjen Thomas Müller, i cili merr përsëri fanellën startuese. Sané dhe Coman preferuan që Gnabry të punonte në krahët e Lewandowski. Kimmich dhe Goretzka, thelbësorë në mesfushë, me Süle që vazhdon nga e djathta e mbrojtjes, Alaba me Boateng në qendër, ndërsa Davies në të majtë. Padyshim, Neuer në portë.

Pa Witsel dhe me Akanji akoma jashtë, Terzic mund të mbështetet te Dahoud, Delaney dhe Bellingham në mesfushë, me Emre Can të vendosur në mbrojtje, së bashku me Hummels. Meunier në të djathtë, Schulz në të majtë, me Guerreiro jashtë për shkak të një problemi në muskuj. Bürki, i gatshëm të kthehet në portë. Përpara mund të jenë Reus dhe Hazard, pas Haaland, pasi Sancho dhe Reyna janë jashtë me probleme muskulore.

Ja formacionet e mundshme:
BAYERN MUNICH (4-2-3-1): Neuer; Süle, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sané, Müller, Coman; Lewandowski.
BORUSSIA DORTMUND (4-3-3): Bürki; Morey, Can, Hummels, Schulz; Dahoud, Delaney, Bellingham; Reus, Haaland, Hazard.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat