Klopp sqaron situatën te Liverpooli

Futboll

Klopp sqaron situatën te Liverpooli

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:38
Klopp sqaron situatën te Liverpooli

Jurgen Klopp ka sqaruar situatën në të cilën ndodhet Liverpooli pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit, shkruan “Mirror”.

Klopp ju ka bërë të ditur futbollistëve të tij se nuk e dëshiron atë lojtarë që ka synim të largohet në rast se ata nuk triumfojnë në Ligën e Kampionëve

“Nëse një lojtar dëshiron të largohet sepse ne nuk luajmë në Ligën e Kampionëve, unë nuk e dua atë. Dhe nëse një futbollist nuk dëshiron të luajë për ne, pasi që nuk jemi në Ligën e Kampionëve nuk do ta blejë”, potencoi tekniku gjerman.

Largimi i Salah nga loja në minutën e 62-të në humbjen ndaj Chelsea si i dëshpëruar dhe i nervozuar bëri lajm në krejt botën.

Një prej komenteve ishte edhe nga agjenti i egjiptianit, Ramy Abbas Issa që në rrjetin social “Twitter” e bëri një koment ku e shkroi vetëm një pikë dhe shumë fansa të Liverpoolit janë duke menduar se ky edicion është i fundit për Salah te Liverpooli.

Klopp për këtë situatë shtoi: “Kjo histori nuk ka ndodhur dhe unë nuk mund të ju garantoj se do të ndodh, por këto diskutime në këto momente nuk kanë ndodhur”.

“Kur je sulmues ti dëshiron të jesh në fushë dhe zëvendësimi normal nuk të bën të ndihesh mirë, por kjo nuk është çështja sepse Mohamed Salah është në formë të mirë dhe ky nuk është problemi dhe vendimet i marrë ndërsa lojtarët i pranojnë”, shtoi Klopp.

Kampionët në fuqi të Anglisë pas 27 ndeshjeve të luajtura janë në pozitën e shtatë me 43 pikë dhe ndodhen jashtë zonës që e dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat