De Bruyne: Nuk kishte lidhje me besimin

Futboll

De Bruyne: Nuk kishte lidhje me besimin

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:43
De Bruyne: Nuk kishte lidhje me besimin

Kevin De Bruyne ka dhënë një rrëfim së fundmi në një intervistë për një nga mediat angleze dhe në një pjesë, belgu ka zbuluar edhe pikën më të ulët në karrierën e tij.

Ylli i Manchester Cityt është shprehur se periudha kur ai vendosi të largohej nga Chelsea ishte edhe pika më e ulët për të në karrierë.

“E ndjeja që nuk kisha asnjë shans të luaja për Chelsean në atë periudhë, kështu që vendosa të largohem. Nuk e prisja të rritesha aq shpejt, sepse kur je në pikën më të ulët në karrierë nuk pret që të ngrihesh menjëherë në nivele të larta.

Nuk kishte lidhje me besimin, sepse kurrë nuk kam dyshuar tek aftësitë e mia, por ajo periudhë kur u largova nga Chelsea ishte padyshim shumë e vështirë për mua”, ka përfunduar De Bruyne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat