Prishtina gjunjëzon edhe Llapin, pesë fitore rresht

Futboll

Prishtina gjunjëzon edhe Llapin, pesë fitore rresht

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:55
Prishtina gjunjëzon edhe Llapin, pesë fitore rresht

Prishtina nuk ndalet në pjesën e dytë të kampionatit, në pesë ndeshje po aq fitore dhe ngjitet në vend të dytë me 47 pikë apo ka një me pak se lideri Ballkani pas 23 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

Bardhekaltrit shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër Llapit nga Podujeva, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Që nga minuta e 18-të, Mentor Zhedella largohet shkaku i lëndimit dhe ky ishte një hendikep i madh për llapjanët.

Në minutën e 31-të, Besnik Krasniqi shënon me kokë pas asistimit të Leonit Abazit. Pas tre minutave (34), Alban Shillova me dinakërinë e tij thellon fitoren në 2:0. 

Në pesë ndeshjet e deritashme të pranverës Prishtina ka mposhtur me 3:1 Drenicën, 4:0 Arbërinë në Ferizaj, 2:0 Dritën, 2:1 Trepçën '89 në Mitrovicë dhe sot Llapin me 2:0.

Llapi mban pozitën e shtatë me 26 pikë të mbledhura. Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, gjithsesi është i kënaqur me fitoren e madhe dhe kurrë më afër vendit të parë. Në javën e ardhshme Prishtina pret Besën dhe Llapi Drenicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat