Gjilani në krizë të rezultateve, Arbëria e pikë të madhe

Futboll

Gjilani në krizë të rezultateve, Arbëria e pikë të madhe

Nga: K.G. Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:01
Gjilani në krizë të rezultateve, Arbëria e pikë të madhe

Gjilani nuk di të fitojë në pjesën e dytë të kampionatit, në pesë ndeshjet e para ka katër barazime dhe një humbje.

Gjilani si vendas barazon me rezultat 1:1 me Arbërinë nga Dobraja e Madhe, që u zhvillua në Gjilan. 

Ditë të vështira edhe për kryetrajnerin e Gjilanit, Bylbyl Sokoli, që nuk po i shkon mbarë në këto javët e para, ndërsa Arbnor Morina me Arbërinë importojnë një pikë të madhe.  

Në minutën e 17-të, Keita Razak i pafat, godet shtyllën e Arbërisë.

Në pjesën e dytë u shënuan dy gola, në minutën e 61-të, Agron Bruqi shënon autogol për Gjilanin dhe Marclei Cezar në minutën e 84-të,  barazon rezultatin 1:1. 

Gjilani është në vend të katërt me 33 pikë dhe Arbëria e teta me 26 pikë pas 23 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat