Jucov konfirmon interesimin për blerjen e Milanit

Futboll

Jucov konfirmon interesimin për blerjen e Milanit

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:41
Alexandr Jucov

Themeluesi i World Lab Technologies, Alexandr Jucov ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se ai ka shprehur interesim në blerjen e shumicës së aksioneve të skuadrës italiane, AC Milan.

“Rossonerët” aktualisht janë në proësi të Elliott Management, të cilët morrën skuadrën nën pronësinë e tyre pasi, Yonghong Li dështoi të paguajë borxhet.

Para kësaj, Silvio Berlusconi ishte në krye të Milanit për më shumë se 30 vjet, duke fituar praktikisht çdo trofe të mundshëm në futboll.

“Alexandr Jucov, një biznesmen kryesor me origjinë nga Moldavia dhe Themelues i World Lab Technologies, Inc, ka shprehur interesin e tij në blerjen e shumicës së aksioneve të klubit italian, AC Milan”, deklaroi zyra e tij.

“Kjo blerje do të përmbushte dëshirën e gjatë të Z. Jucov për t’u përfshirë në mënyrë aktive në biznesin e sporteve, i cili gjithnjë e më shumë ka adoptuar teknologji të reja dhe metrika të bazuara në të dhëna”, deklaroi zyrja.

“World Lab Technologies, Inc, e themeluar nga CEO i saj, Z. Alexandr V. Jucov, është e angazhuar në financimin e kërkimit dhe zhvillimin e teknologjive të reja në zonat me rritje të shpejtë të gjenerimit të energjisë së rinovueshme, zgjidhjeve të magazinimit të energjisë, lëvizjes së qëndrueshme, projekteve të logjistikës dhe infrastrukturës me ndikime pozitive të zhvillimit shoqëror dhe rajonal”, tha World Lab Technologies.

Jucov është me origjinë nga Moldavia dhe kishte qenë gjithashtu në lajme vitin e kaluar për përpjekjen për të blerë TikTok-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat