Buffon ka një mesazh para ndeshjes me Porton në LK

Futboll

Buffon ka një mesazh para ndeshjes me Porton në LK

Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:37
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ka zgjedhur rrjetin e tij social Twitter, për të përçuar një mesazh.

Veterani i Juventusit, portieri, Gianluigi Buffon, ka reaguar pas fitores së Juventusit ndaj Lazios në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.

Buffon zgjedhi rrjetin e tij social, Twitter, për të përçuar një mesazh motivimi dhe paralajmëroi se skaudra tani është gati për ndeshjen ndaj Portos.

Juventus do të ndeshet në mesjavë ndaj Portos, në një ndeshje të zjarrtë të cilën e humbi në Porgugali. “Bianconerët” duhet të rikthejnë rezultatin pas humbjes 2-1 ndaj portugezëve.

“Një reagim nga një skuadër e madhe, një reagim nga Juventusi!” tha Buffon.

“Tani, koncentrim maksimal për ndeshjen e të martës!”, përfundoi Gianluigi Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat