Zgjedhjet tek Barça, Xavi ka një mesazh për tifozët

Futboll

Zgjedhjet tek Barça, Xavi ka një mesazh për tifozët

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:16
Zgjedhjet tek Barça, Xavi ka një mesazh për tifozët

Xavi Hernandez ka shfrytëzuar rrjetin e tij social, Instagram, për të përçuar një mesazh për të gjithë tifozët e Barcleonës.

Xavi i cili aktualisht është i angazhuar si trajner i skuadrës, Al Sadd në Katar, ka inkurajuar të gjithë njerëzit që të dalin e të votojnë për presidentin e klubit, transmeton lajmi.net.

“Nga Doha unë i inkurajoj të gjithë njerëzit të votojnë për zgjedhjet e klubit më të madh në botë. Visca Barça”, tha ai.

Së fundmi, Barcelona po përballet me një sërë arrestimesh lidhur me ish-presidentin Jose Maria Bartomeu. Por, njëri nga kandidatët kryesor për president tek Barcelona, Juan Lapota, ka deklaruar se nëse ai bëhet president, Xavi do të jetë trajner i blaugranëve, pa marrë parasysh rezultatet e Koeman, edhe nëse holandezi fiton tripletën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat