'Kalorësi po kthehet'

Futboll

'Kalorësi po kthehet'

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:38
'Kalorësi po kthehet'

Mbrojtësi qendror i Liverpoolit, Virgili Van Dijk është gati të rikthehet në fushë pas lëndimit.

Ai nuk është paraqitur që nga tetori për "The Reds" dhe ishte një mungesë e madhe në mbrojtje.

Liverpooli aktualisht po kalon në formë jo të mirë dhe sa herë që klubi i Klopp humb, Van Dijk poston video duke u kthyer nga lëndimi, kjo si duket është një paralajmërim për kundërshtarët.

Një gjë të tillë e ka vërejtur edhe ish-futbollisti, Gary Lineker i cili shkruan në ‘Twitter’: "Kalorësi i Liverpoolit po rikthehet".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat