Ky ishte vlerësimi për Rashicën e Rexhbeçajn

Futboll

Ky ishte vlerësimi për Rashicën e Rexhbeçajn

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:26
Ky ishte vlerësimi për Rashicën e Rexhbeçajn

Ndeshja e javës së 24-të në Bundesligën gjermane mes Kolnit dhe Werder Bremenit ka përfunduar me barazim.

 

Dy skuadrat nga elitës së futbollit gjerman kanë barazuar 1:1, me dy golat e realizuar në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ishte në fushë nga minuta e parë deri në të fundit për skuadrën nga Bremen.

Futbollisti tjetër nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj luajti nga fillimi, por u zëvendësua në minutën e 72-të.

Rashica në këtë përballje mori notën 6.6 nga sajti “Whoscored.com”, kurse më i vlerësuari te skuadra e tij ishte Sargent që mori notën 8.0.

Në anën tjetër, Rexhbeçaj u vlerësua me notën 6.6 në këtë takim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat