Gerrard: Tifozët e Liverpoolit nuk duan që unë të jem trajner

Futboll

Gerrard: Tifozët e Liverpoolit nuk duan që unë të jem trajner

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:06
Gerrard: Tifozët e Liverpoolit nuk duan që unë të jem trajner

Pas lajmit që Joachim Low nuk do të jetë më trajner i Gjermanisë pas EURO 2020, janë rritur spekulimet se atë mund ta zëvendësoj Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it.

Në anën tjetër, pas rezultateve jo të mira që është duke kaluar Liverpooli, ka pasur spekulime se Klopp mund të jetë pranë shkarkimit, dhe se zëvendësimi ideal i tij është legjenda e “Të Kuqve”, Steven Gerrard.

Këtyre spekulimeve i është përgjigjur menjëherë Gerrard, ku tregoi respektin që e ka për Klopp, dhe u shpreh se mund të mos jetë i gatshëm për këtë detyrë.

"Tifozët e Liverpoolit nuk duan që unë të jem trajner i klubit, ata duan që Jurgen Klopp të jetë. Do të doja ta dinit se sa shumë ne (tifozët) e duam Kloppin”, tha Gerrard.

“Liverpool është klubi im. A e kam ëndërr që një ditë të jem menaxher? Po, e kam. Por ende jo, dhe kush mund të thotë që unë mund të jem mjaftueshëm i mirë për atë punë”, shtoi legjenda e Liverpool-it.

Rikujtojmë që Gerrard arriti të fitoj titullin e kampionatit skocez me skuadrën e Rangers, skuadër kjo që kishte një dekadë pa e fituar titullin e Ligës së Skocisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat