Scholes nuk pajtohet me komentet e Solskjaer

Futboll

Scholes nuk pajtohet me komentet e Solskjaer

Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:54
Ole Gunnar Solskjaer

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, kishte deklaruar se barazimi ishte rezultati real i ndeshjes me Milanin.

Manchester United dhe AC Milan janë ndeshur në kuadër të 1/8 të finales së Europa League.

Golat për skaudrat i shënuan, Amad Diallo min (50′) dhe Simon Kjaer min (92+’).

Pas ndeshjes, Solskjaer kishte thënë se barazimi ishte rezultat real, por kjo nuk i kishte pëlqyer ish-anëtarit të Manchester United, Paul Scholes.

A tha Ole se e meritonin barazimin? Unë me të vërtetë nuk mendoj se ata e merituan atë”, tha anglezi për “BT Sport”.

“Mendoj që është një rezultat që iu konvenon atyre, 1-1 në shtëpi është rezultat i keq” tha ai.

“Ata do të rikthejnë disa nga lojtarët e tyre më të mirë. AC Milan do të jetë favorit i lehtë me golin që kanë shënuar në Old Trafford”, përfundoi Paul Scholes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat