Në Itali mendojnë për tifozët

Futboll

Në Itali mendojnë për tifozët

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:26
Në Itali mendojnë për tifozët

Pasi ka ndërhyrë në kanalin e komisioneve këshilltare të Komunës së Firences, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, është rikthyer të flasë për rihapjen e mundshme të stadiumeve për një numër të limituar personash:

“Nuk më duket të jetë një rrezik i madh për shëndetin e tifozëve tanë të bëjmë të hyjnë 100 persona në impiante që mund të përmbajnë 500-1000 ose të bëjnë të hyjnë 10 mijë në stadiume prej 60 mijë, me gjithë respektin për protokollet që kemi provuar në fushë për të aplikuar dhe për të mbajtur përpara me ndjesi përgjegjësie, në një sport, futbollin, që luhet në fushë të hapur.

Kultura po kërkon të marrë mundësinë për të hapur kinemanë, teatrin në përqindje minimale, megjithatë ekziston ideja për të bërë rihapjen.

Mendoj se nuk ka asgjë ofenduese në refuzimin e një koncepti thelbësor për mua, që edhe sporti është kulturë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat