Presidenti i Cagliarit: Ronaldo meritoi karton të kuq

Futboll

Presidenti i Cagliarit: Ronaldo meritoi karton të kuq

Më: 15 mars 2021 Në ora: 00:51
Ronaldo

`Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini, ka thënë se Cristiano Ronaldo është dashur të përjashtohej me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj portierit Alessio Cragno.

Superylli i Juventusit realizoi het-trik në takimin, në të cilin e kishte goditur me këmbë në mjekër gardianin e skuadrës kundërshtare.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes vendosi ta ndëshkonte portugezin vetëm me karton të verdhë në takimin në Sardegna Arena, ku Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-1.

“Jam i zhgënjyer për mënyrën si iu qasën lojtarët e mi takimit, por mbi të gjitha jami hidhëruar që Ronaldo nuk u përjashtua nga loja, sepse ai incident do ta kishte ndryshuar lojën”.

“Ishte lojë e rrezikshme, e vuri në rrezik sigurinë e portierit tonë dhe për këtë arsye duhej ndëshkuar me karton të kuq. Kështu e thonë librat e rregullave”, ka deklaruar Giulini për Sky Sport Italia.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat