U zëvendësua nga Guardiola, reagon Sterling

Futboll

U zëvendësua nga Guardiola, reagon Sterling

Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:46
U zëvendësua nga Guardiola, reagon Sterling

Raheem Sterling ka reaguar ndaj zërave për probleme me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan pas zëvendësimit të tij në ndeshjen ndaj Fulhamit.

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pas ndeshjes ndaj Fulhamit, në konferencën për shtyp drejtuar mediave, Guardiola konfirmoi se Sterling nuk ka pësuar një lëndim.

Pastaj kur u pyet nëse përfaqësuesi anglez do të kthehej për ndeshjen e dytë të në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbach të martën, spanjolli u përgjigj duke sugjeruar që gara për vendet startuese do të bëhet vetëm më konkurruese tash e mbas.

Kjo bëri që mediat angleze të nisnin spekulimet për probleme, por tani Sterling thyen heshtjen.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social, Twitter, ka përgënjeshtruar zërat për probleme.

“Disa thashetheme të çmendura në rrjete sociale sot, janë absolutisht të pavërteta. Kemi një javë të madhe para vetës me skuadrën, natën e mirë”, përfundoi Raheem Sterling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat