Pezullohet për baste mesfushori i Holandës

Futboll

Pezullohet për baste mesfushori i Holandës

Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:19
Pezullohet për baste mesfushori i Holandës

Jordy Clasie, mesfushori i Holandës që luan me AZ Alkmaar  në Eredivisie, është pezulluar me dy ndeshje për shkak se nëpërmjet llogarisë së tij janë vënë baste të ndeshjeve të kampionatit elitar të futbollit holandez.

Clasie ia ka hedhur, pasi për fat të mirë nuk ishin luajtur baste për ndeshjet e AZ të sezonit të shkuar.

Para organeve disiplinore ai është shprehur se bastet nuk janë vënë nga ai, por nga një fqinj që e kishte të bllokuar llogarinë e tij në atë periudhë.

Në Holandë nuk lejohet që futbollistët të vënë baste për ekipin ku luajnë dhe për garën ku përfshihet skuadra e tij. Clasie e ka vuajtur dënimin, ndërkohë që klubi i AZ ka dalë me një komunikatë dhe thekson se çështja është mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat