Kastrioti më i plotë ndaj Vllaznisë

Futboll

Kastrioti më i plotë ndaj Vllaznisë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:09
Kastrioti më i plotë ndaj Vllaznisë

Kastrioti është duke u treguar si një ekip surprise në elitë, madje duke marë pikë, por edhe duke fituar me skuadra me pretendime për titullin kampion, siç kanë qenë Kukësi, apo dhe Vllaznia e Teuta.

Krutanët synojnë diçka më shumë se vendi i shtatë, megjithatë varet edhe nga zhvillimet e garës.

Këtë javë luajnë me Vllazninë, ndërsa skuadra do të jetë më e plotë, pasi janë në një formë më të mirë edhe lojtarët që kanë pasur probleme shëndetësore dhe që janë përmendur shpesh edhe nga trajneri Ramazan Ndreu.

Bëhet fjalë për Edi Nikolas Bojom në qendër të mbrojtjes, në linjën e majtë anësori Prodani, ndërsa në qendër në mesfushë Henri Okebuku. Të tre lojtarët kanë lujatur edhe ndeshje si titullarë duke mbajtur “peshë” në skuadër”.

Me këta tre lojtarë, sigurisht, tashmë që gara është në fazën e vet kulminante janë edhe një plus për trajnerin Ramazan Ndreu që do të ketë mundësi për një formacion dhe stol solid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat