Formacionet e mundshme: Bayern Munich – Lazio

Futboll

Formacionet e mundshme: Bayern Munich – Lazio

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:41
Formacionet e mundshme: Bayern Munich – Lazio

Bayern Munich dhe Lazio zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

“Bavarezët” veçse janë me një këmbë në çerekfinale, pasi në ndeshjen e parë si mysafirë fituan me rezultatin 1-4.

Corentin Tolisso, David Alaba, Douglas Costa dhe Tanguy Nianzou do t’i mungojnë skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, shkaku i lëndimeve.

Në anën tjetër, Simone Inzaghi nuk do të mund të llogarisë sonte në shërbimet e Manuel Lazzarit dhe Luiz Felipes.

Ndeshja mes Bayern Munichit dhe Lazios zhvillohet në “Allianz Arena” nga ora 21:00.

Bayern Munich (4-2-3-1): Manuel Neuer; Benjamin Pavard, Jerome Boateng, Niklas Sule, Alphonso Davies; Leon Goretzka, Joshua Kimmich; Serge Gnabry, Thomas Muller, Leroy Sane; Robert Lewandowski.

Lazio (3-5-2): Pepe Reina; Patric, Francesco Acerbi, Wesley Hoedt; Adam Marusic, Sergej Milinkoviq-Saviq, Lucas Leiva, Luis Alberto, Senad Lulic; Joaquin Correa, Ciro Immobile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat