Lojtarët rebelohen për kushtet stërvitore

Futboll

Lojtarët rebelohen për kushtet stërvitore

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:28
Lojtarët rebelohen për kushtet stërvitore

Nuk është një sezon i lehtë për Liverpool-in e Jurgen Klopp, i 6-ti në renditjen e Premier League (46 pikë), 6 pikë larg nga zona “Champions”. Tani shfaqet si pengesë edhe terreni ku stërviten të kuqtë. Në fakt, lojtarët e urrejnë atë.

“Reds” do të dëshironin të ktheheshin në vendin e famshëm të vjetër të stërvitjes, në “Melwood”. Problemi nuk lidhet me fushat dhe kushtet infrastrukturore, por me erën që fryn e fortë atje.

“The Sun” raporton se qendra e re stërvitore e të kuqve është edhe më e keqe për nga klima sesa “St George’s Park”, ku ish-trajneri i Anglisë, Fabio Capello, u ankua për motin e stuhishëm.

Qendra aktuale stërvitore e Liverpool është e vendosur në një zonë me nofkën “Windy Harbour”, ka kushtuar 50 milionë stërlina dhe përbëhet nga tri fusha me madhësi zyrtare, dy palestra, një sallë sportive force me të gjitha veglat e mundshme, pishinë, komplet hidroterapie, volejboll plazhi për të përmbushur nevojat e lojtarëve brazilianë, si dhe një zonë të specializuar rehabilitimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat