Presidenti i KF Drenicës infektohet me koronavirus

Futboll

Presidenti i KF Drenicës infektohet me koronavirus

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:34
Presidenti i Drenicës infektohet me koronavirus

Presidenti i FC Drenicës, Ilir Veliqi, është prekur nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga vet ai, i cili ka zbuluar se tash e tri javë ndodhet në izolim.

“Gjendjen shëndetësore e kam më mirë, jam përmirësuar kam filluar me dal dhe tash do rregullohen të gjitha gjërat edhe në klub” ka thënë ai për “Zeri". Veliqi gjithashtu është pyetur për eliminimin nga Kupa, por nuk ka folur asgjë.

"S'kam ndonjë koment rreth ndeshjes” shtoi presidenti i Drenicës.

Kujtojmë se Drenica është eliminuar sot nga Kupa, pasi pësoi humbje 1-0 në çerekfinale nga Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat