Teuta, mbrojtja dhe portieri, një armë vrasëse

Futboll

Teuta, mbrojtja dhe portieri, një armë vrasëse

Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:07
Teuta, mbrojtja dhe portieri, një armë vrasëse

Teuta nuk është një skuadër e bukur, nuk prodhon stilin e futbollit “joga bonito”, apo atë që italianët e quajnë “futboll shampanjë”, megjithatë është një ekip me shumë karakter, një skuadër e fortë, nuk dorëzohet për asnjë arsye, ka një mbrojtje me në krye Hoxhën e Arapin, që edhe në doganë po të punonin nuk do të shpëtonte asgjë dhe në këtë sezon ka një Stivi Frashëri në kulmin e karrierës së tij.

Teuta, për të dytin edicion radhazi siguroi gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kualifikimi përballë Kukësit nuk ishte aspak i thjeshtë edhe për faktin që blutë verilindorë shkarkuan çdo bateri në këtë ndeshje, duke qenë që në kampionat janë larguar disi nga zona europiane.

Kukësi pati shanse, por “Djemtë e Detit” ia dolën ta mbronin anijen e tyre nga çdo sulm, u luhatën por nuk u fundosën, sepse nëse ka një virtyt ky ekip, është pikërisht dëshira për të mos humbur.

Teuta, që e ka fituar për herë të fundit Kupën e Shqipërisë, i ka të gjitha mundësitë për ta përsëritur suksesin e sezonit të shkuar, ndërkohë që ëndrra dhe ambicia e madhe është triumfi i dyfishtë, kampionat-Kupë. E vështirë është, por kur një skuadër që ka karakter mund të realizojë ëndrrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat