Akuzohet për lidhje me mafien, nuk i mbetet fytyrë, dorëhiqet presidenti i Federatës Serbe

Futboll

Akuzohet për lidhje me mafien, nuk i mbetet fytyrë, dorëhiqet presidenti i Federatës Serbe

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:17
Akuzohet për lidhje me mafien, nuk i mbetet fytyrë, dorëhiqet presidenti i Federatës Serbe

Akuzohet për lidhje me mafien, nuk i mbetet fytyrë, dorëhiqet presidenti i Federatës Serbe!

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Sllavisa Kokeza, dha dorëheqjen të hënën pas zërave se ka pasur lidhje me një grup tifozësh të akuzuar për vrasje, rrëmbim dhe trafik droge.

43-vjeçari i lindur në Sarajevë e motivoi vendimin e tij me argumentin se po përqendrohet në pastrimin e imazhit të tij pas akuzave për lidhje me krimin e organizuar.

Kokeza theksoi gjithashtu në letrën e tij të dorëheqjes se dëshiron të lejojë ekipin kombëtar të ketë “paqen dhe stabilitetin e nevojshëm” në fillim të kualifikueseve të Kupës së Botës (Serbia luan këtë të mërkurë kundër Irlandës, në shtëpi).

Policia muajin e kaluar mori në pyetje Kokezan për lidhjet e tij të mundshme me udhëheqësit e një grupi të mbështetësve të Partizanit të Beogradit, të cilët u arrestuan në janar pas një operacioni që u konsiderua një goditje e madhe kundër lidhjeve të futbollit me mafien.

Nga hetimet mësohet se është zbuluar përfshirja e këtij grupi në vrasjen e anëtarëve të grupit rival, ushtrimi i torturës deri në prerje kokash në një “bunker” të veçantë në stadiumin e klubit në kryeqytetin serb.

Grupi thuhet gjithashtu kishte në plan vrasjen e presidentin populist serb, Aleksandar Vuçiç. Kokeza, i cili ishte aleati i ngushtë i partisë së Vucicit, tha në letrën e tij të dorëheqjes që lidhja e tij me krime të tilla “brutale” përfaqësojnë “gënjeshtra të rrezikshme”.

Autoritetet serbe kanë një histori të shëmtuar të tolerimit të huliganizmit, që shpesh ka rezultuar në dhunë dhe shpërthime të nacionalizmit në stadiume.

Mbështetësit e futbollit të ekstremit të djathtë shpesh janë parë në tubimet proqeveritare, që promovojnë një program politik nacionalist. Në shkëmbim, thonë analistët, huliganët janë lejuar të ndjekin aktivitetet e tyre të paligjshme të biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat