Tirana pa dy titullarët

Futboll

Tirana pa dy titullarët

Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:10
Tirana pa dy titullarët

Tirana ka në javën e 26-të në dukje një ndeshje të lehtë me Apoloninë. Është skuadra e vetme, të cilën bardheblutë e kanë mundur dy herë.

Ama në sfidën që do të luhet pas pauzës së kombëtareve nuk do të jenë dy titullarë të mbrojtjes.

Bëhet fjalë për Kristi Vangjelin dhe Erjon Hoxhallarin. Me kartonët e marrë në sfidën me Laçin dyshja e mbrojtjes mungon dhe kthehet vetëm në sfidën me Skënderbeun.

Nga ana tjetër, Tirana nuk ka të dëmtuar. Tre lojtarë janë grumbulluar me kombëtaret.

Bëhet fjalë për Hoxhallarin, Ismajlgecin dhe Çelhakën. I pari tek ekipi i Rejës, ndërsa dyshja me skuadrën e Alban Bushit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat