Paralajmërimi i trajnerit dhe portierit të Lituanisë për Kosovën

Futboll

Paralajmërimi i trajnerit dhe portierit të Lituanisë për Kosovën

Më: 24 mars 2021 Në ora: 09:47
Valdas Urbonas

Në mbrëmjen e kaluar (e marte), Kombëtarja e Lituanisë ka arritur në Kosovë, ku do të përballet në Prishtinë ndaj “Dardanëve” në një ndeshje miqësore, shkruan faqja zyrtare e Federatës së Lituanisë.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që do të takohen këto dy Përfaqësuese.

“Kosova ka një ekip të fortë, ne do ta kemi të vështirë duelin kundër tyre, por ne kemi mënyrën tonë se si do të luajmë dhe se çka do të kërkojmë, ne duhet të kuptojmë që ndeshja më e rëndësishme na pret të dielën ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve, kështu që kundër Kosovës do të mundohemi të bëjmë më të mirën” tha selektori i Lituanisë Valdas Urbonas.

Ai gjithashtu potencoi se çfarë kapaciteti kanë “Dardanët”.

“Reprezentacioni i Kosovës më të vërtetë është i mirë, kanë futbollistë që luajnë në ligat më të mëdha si në Itali dhe Gjermani, kështu që nuk do ta kemi të lehtë” përfundoi Svedkauskas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat