​Formacionet e mundshme në ndeshjen Belgjikë-Uells

Futboll

​Formacionet e mundshme në ndeshjen Belgjikë-Uells

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Belgjika do të kërkoj të hakmerret ndaj Kombëtares së Uellsit, ku sot e fillojnë Botërorin “Katar 2022” si vendas në stadiumin “Den Dreef” në Leuven.

“Djajtë e Kuq” gjenden në pozitën e parë në ranglistën botërore, por kanë dështuar që të mposhtin kundërshtarin e tyre në Grupin E Kombëtaren e Uellsit, në takimet e fundit.

Përballja më interesante mes këtyre dy skuadrave ishte në Evropianin e vitit 2016, ku në çerekfinale Uellsi mposhti Belgjikën me rezultat 3:1.

Pas gjashtë xhirove në të gjitha garat, Belgjika ka katër fitore, një barazim dhe një humbje, kurse Uellsi pas gjashtë ndeshjeve ka tre fitore, dy barazime dhe një humbje.

Tek “Djajtë e Kuq” nuk do të paraqiten Eden Hazard dhe Axel Witsel për shkak të lëndimeve, kurse Uellsi do të jetë pa shërbimet e Aaron Ramsey dhe Ben Davies.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Belgjika (3-4-2-1): Courtois; Alderweireld, Denayer, Vertonghen; Chadli, Dendoncker, Tielemans, Hazard; Mertens, De Bruyne; Lukaku

Uellsi (3-4-3): Hennessey; Mepham, Rodon, Ampadu; Roberts, Allen, Morrell, Norrington-Davies; Bale, Moore, James

20:45 Belgjika – Uellsi (Stadiumi King Baudouin)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat