Reagimi i Lazios pas golit të Vedat Muriqit

Futboll

Reagimi i Lazios pas golit të Vedat Muriqit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:49
Reagimi i Lazios pas golit të Vedat Muriqit

Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Arbër Zeneli, Vedat Muriqi dhe Besar Halimi shënuan golat për djelmoshat e Bernard Challandes, duke marrë një fitore të madhe ndaj Lituanisë, para dy ndeshjeve shumë të vlefshme kualifikuese për “Katar 2022” ndaj Suedisë dhe Spanjës.

E goli i Vedat Muriqit nuk kaloi pa u përshëndetur nga klubi i tij, Lazio, të cilët shpërndarë postimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, duke duartrokitur golin e “Piratit”.

Ndryshe, Kosova me datë 28 mars e pret Suedinë, ndërsa tri ditë më vonë udhëton te Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat