Real Madrid nuk po mendon për kthimin e Ronaldos

Futboll

Real Madrid nuk po mendon për kthimin e Ronaldos

Më: 25 mars 2021 Në ora: 09:03
Cristiano Ronaldo

Real Madrid nuk po konsideron rikthimin e Cristiano Ronaldos në kryeqytet këtë verë.

COPE raporton se Ronaldo është shumë i admiruar në kryeqytetin spanjoll për gjithçka që ai ka bërë, por Los Blancos nuk po konsideron rikthimin e tij në moshën 36 vjeçare.

‘Galaktikët’ janë të vendosur që të transferojnë një lojtar të ri për të ardhmen, që do t’iu ndihmojë atyre të arrijnë realizimin e qëllimeve.

Portguezi është lidhur me një rikthim të mundshëm në Real Madrid për disa javë, pas eliminimit të Juventusit nga Porto në fazën e 16 të finales.

Burime të shumta raportuan se Ronaldo do të dëshironte të kthehej në Madrid dhe është madje i gatshëm të shkurtojë pagën e tij.

Megjithatë, zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici, mohuan që Cristiano do të largohet në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat