Bastoni: Mposhtja e Juventusit na ka dhënë shtytje të madhe

Futboll

Bastoni: Mposhtja e Juventusit na ka dhënë shtytje të madhe

Më: 26 mars 2021 Në ora: 18:20
Alessandro Bastoni

Tanelti i Interit, Alessandro Bastoni, ka deklaruar se ai është përmirësuar nën urdhërat e trajnerit, Antonio Conte.

Bastoni i cili erdhi nga Atalanta, zuri vendin e Diego Godin, i cili ishte njëri nga mbrojtësit më të mirë në Evropë për më shumë se 10 vite.

“Jemi duke ecur mirë në kampionat, për dallim nga viti i shkuar, jam përmirësuar shumë falë ndihmës së shokëve të skuadrës dhe Antonio Contes”, tha ai.

“Me të (Conten) kam një raport të mirë dhe më ka dhënë shumë besim”, shtoi ai.

“Më ka dhënë besim, më ka thënë që të luaj më guximshmëri dhe të mos kem frikë të bëj gjëra të ndryshme, dhe unë dua që ta rikthej këtë besim tek ai”, tha Bastoni.

“Scudetto është një rrugë e gjatë, duhet të fitojmë ndeshje pas ndeshje. Kërkojmë ti fitojmë të gjitha, mposhtja e Juventusit në kampionat na ka dhënë shtytje të madhe”, përfundoi Alessandro Bastoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat