Conte i magjepsur nga Muriel

Futboll

Conte i magjepsur nga Muriel

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:05
Conte i magjepsur nga Muriel

Luis Muriel objektiv i Interit. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo është ideja më e fundit e drejtuesve zikaltër për merkaton, në funksion të përforcimit të sulmit. Trajneri i Interit, Conte, prej kohësh e pëlqen shumë sulmuesin e Atalantës, protagonist i një sezoni vërtet emocionues.

Për të bërë një kapërcim cilësor në Europë, Interi ka nevojë për një përforcim në fazën sulmuese. Conte e di mirë, Inter e di mirë. Muriel u identifikua si alternativë e përsosur për t’ia shtuar dyshes LuLa.

Muriel mund të jetë zëvendësues i Lukakut apo të luajë përkrah tij në vend të Lautaros për aftësinë që ka për t’u përfshirë në duet. Qendërsulmuesi i Gasperinit ka kontratë me pagë 1.8 milionë euro në sezon deri në vitin 2023, ndërsa çmimi i kartonit të tij vërtitet  nga 25-30 milionë euro.

Barcelona gjithashtu ka kërkuar informacion për kolumbianin, por Muriel me kënaqësi do të qëndronte në Itali. Marrëdhëniet e shkëlqyera midis Zhang dhe Percassit mund të lehtësonin marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat