Pioli me numra si të Ancelotti

Futboll

Pioli me numra si të Ancelotti

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:55
Pioli me numra si të Ancelotti

Reggiolo dhe Parma janë vetëm 45 km larg.

Për pasojë mund të themi se Carlo Ancelotti dhe Stefano Pioli vijnë nga i njëjti vend. Ditët e fundit, emrat e “Re Carlo” dhe Piolit janë kombinuar për shkak të një statistike interesante (shpërndarë nga Sky): duke marrë parasysh 25 vitet e fundit, të dy kanë regjistruar një mesatare prej 1.97 pikësh për ndeshje në stolin e Milanit. Askush nuk ka bërë më mire se ata. Pas tyre vjen Allegri me mesatare 1.92, pastaj Leonardo 1.84, Gattuso 1.81, Zaccheroni 1.79, Capello 1.74 dhe Montella 1.60.

Ancelotti zëvendësoi Terimin në nëntor 2001, Pioli u thirr për të zëvendësuar Giampaolo në tetor 2019. Kjo statistikë sigurisht që nuk është pika e vetme e kontaktit mes të dyve. Ekziston aspekti njerëzor, jo saktësisht një detaj, kur je trajner profesionist. Epo, Ancelotti dhe Pioli janë trajnerë veçanërisht të dashur në dhomën e zhveshjes, pavarësisht nga klubet ku kanë punuar. Të mbrojtur nga lojtarët e tyre, gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur ekipin dhe për të marrë përgjegjësi për humbjet, kur ato vijnë.

Ata nuk e bëjnë dramë pas një nate të keqe, një ndeshje të dobët; as nuk iu pëlqen të shpërthejnë në qendrën e trajnimit të nesërmen, përveç nëse është vërtet e nevojshme. I njëjti stil edhe në marrëdhëniet me shtypin: të saktë, të këndshëm, por gjithmonë të respektueshëm për rolet. A mjaftojnë këto elemente për ta konsideruar Piolin trashëgimtarin e caktuar të Ancelottit te Milani? Sigurisht që jo, sepse rruga përpara për ish-trajnerin e Fiorentinës është akoma e gjatë, shumë e gjatë. “Carletto” me kuqezinjtë arriti majat e botës më 2007, duke kaluar nëpër “Scudetto” dhe dy “Champions League”. Ai është një përbindësh i shenjtë në historinë e “Djallit”, me të cilin fitoi gjithçka, përpara se të vazhdonte ta bënte këtë në Angli, Spanjë, Francë dhe Gjermani.

Sidoqoftë, Pioli po vë bazat për t’u bërë një trajner i atij niveli. Ai po e kthen Milanin përsëri në Ligën e Kampionëve. Stefano e bindi klubin t’i besonte atij, kur hija e Rangnick u shfaq në qiell.

Ai kishte bekimin e Ibrahimovic. Nëse dikush do të kishte vetullat në kohën e emërimit, sot është sfidë për të gjetur një tifoz të Milanit, që nuk do ta donte atë në krye edhe për sezonet e ardhshme. Pioli ringjalli pasionin e botës kuqezi, asnjëherë nuk u kompeksua, pavarësisht viteve të fundit të komplikuara të kuqëezinjve. Kush e di, ndoshta është radha e tij; një ditë jo shumë larg për ta ngjitur “Djallin” përsëri atje ku e kishte lënë Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat