Conte e dëshiron me çdo kusht sulmuesin!

Futboll

Conte e dëshiron me çdo kusht sulmuesin!

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:47
Conte e dëshiron me çdo kusht sulmuesin!

Antonio Conte kërkon tek Interi i tij forcë më shumë në sulm dhe në merkaton e verës do të synohet me patjetër blerja e një sulmuesi. Shumë emra janë përmendur për zikaltrit, por më i fundit në skenë është Luis Muriel.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kolumbiani është një kërkesë e veçantë e Antonio Contes, me trajnerin që duket se është i dashuruar pas aftësive të Muriel. Sulmuesi, zor se mund ta refuzojë një kalim tek një ekip si Interi, aq më tepër që tek Atalanta nuk e ka kurrë të sigurt pozicionin e titullarit, pasi aty luan edhe Duvan Zapata.

Tashmë, mbetet për t’u parë në rast se drejtuesit e dy klubeve do të gjejnë gjuhën e përbashkët për arritjen e një marrëveshjeje.

Muriel u mor dy vite më parë nga Sevilla për 20 milionë euro, teksa tani kartoni i tij vlen të paktën 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat