Redknapp: Jam mik i familjës së Brojës

Futboll

Redknapp: Jam mik i familjës së Brojës

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:24
Redknapp: Jam mik i familjës së Brojës

Jamie Redknapp është shprehur se Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë shumë e rrezikshme kundër kundër vendit të tij, Anglisë.

Legjenda e futbollit anglez në një lidhje direkte në emisionin “Kuqezi” në SuperSport ka deklaruar se njeh disa futbollistë shqiptarë, në veçanti sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.

“Unë jam shumë mik i mirë me familjen e Armando Brojës, njohë edhe lojtarët e Shqipërisë. Është shumë mirë të shohësh që po bën mirë. Unë kam folur shumë me të për këtë ndeshje, është shumë i mirë në ajër, ka shumë aftësi për të shkuar në nivelet e lartë të futbollit” ka deklaruar Redknapp, transmeton Insporti.com.

Ish reprezentuesi anglez ka folur edhe për shanset e kombëtares kuqezi kundër “Tre Luanëve”.

Sipas tij, Shqipëria ka një skuadër të mirë dhe shumë të rrezikshme në fazën e sulmit.

“Sa herë të luash për vendin tënd gjithmonë do të ketë kritika. Unë mendoj se sonte do të jetë shumë vështirë, Shqipëria do të jetë shumë më e rrezikshme përpara (në sulm)”, përfundoi ai.

Redknapp është i biri i trajnerit të njohur anglez Harry Redknapp. Si futbollist ka veshur fanellën e klubit të madh anglez, Liverpool.

Përballja ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë fillon nga ora 18:00 në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” në grupin I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat